Berisha: Qeveria e Kosovës njëherë duhej të sigurohej nëse ka arkiva
Rrustem Berisha, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ai nuk ka ide se UÇK ka arkiva.
“Unë nuk e di që UÇK ka arkiva, kom ndëgju për arkiva shtetërore, por jo të UÇK-së”, tha Berisha në Info Magazine.
“Krejt çka e kem pas, prej pas luftës, e kemi thënë në filma, dokumentar dhe në fjalime”.
Berisha tha se Qeveria e Kosovës njëherë duhej të sigurohej nëse ka arkiva.
“Unë nuk e di ne çka janë bazuar qeveria, ata njëherë është dashtë me u siguruar se a ekzistojnë apo jo arkivat”.
Ish Komandanti i UÇK-së tha se nuk sheh ndonjë mundësi që Serbia nuk do i hap arkivat.
”Ata ish dashtë një gjë të thjeshtë me bo, me kërkuar falje për krimet që i kanë bërë ndaj popullit të Kosovës, ndaj civilëve, grave pleqve, ka ende shumë të pagjetur që ende nuk i kanë dorëzuar, unë personalisht mendoj se ata nuk do t’i hapin dosjet e tyre”.
