Berisha: Pa vullnet politik, Kuvendi duhet të dërgohet në Kushtetuese

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se çështja e konstituivit të Kuvendit të Kosovës mund të zgjidhej lehtësisht nëse do të kishte vullnet politik nga partitë kryesore.

Ai theksoi se opsioni i fundit për zgjidhjen e situatës është dërgimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

“Po të kishte vullnet politik, do të zgjidhej çështja. Opsioni i fundit është me dërgu në Kushtetuese e me u dhënë interpretim për këtë situatë,” tha Berisha para fillimit të seancës konstituive.

Ai theksoi se pengesa nuk është te komunitetet, por te mungesa e vullnetit për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike.

“Nëse s’ka vullnet, atëherë nuk duhet humbur kohë e të dërgohet në Kushtetuese,” shtoi Berisha.

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane gjithashtu shprehu mbështetje për konstituivin e Kuvendit dhe presin një marrëveshje me Qeverinë për të kaluar këtë fazë.


Go to TOP