Berisha: Lajmet e vërteta të Klanit po i lënë në hije gënjeshtrat e qeverisë
Anëtari i Nismas Socialdemokrate Zafir Berisha, ka folur rreth vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Berisha tha se ky veprim i ngjan diktaturave.
Ai theksoi se shpreson që ky regjim nuk do ta arrijë ta ndal mendimin ndryshe.
“Lajmin e vërtetë, lajmin profesional i cili me gjasë po i lë nën hije, rrenat, shpifjet dhe trillimet që prodhohen në kuzhinat e Vetëvendosjes dhe të Beogradit dhe të cilat kanë filluar që të jenë dytësore karshi lajmeve që i japin mediat serioze dhe profesionale, siç është edhe Klan Kosova”, tha Berisha.
