Benzema: Ramazani është pjesë e jetës sime, ndihem mirë kur agjëroj

Ashtu si miliona myslimanë në mbarë botën, edhe Karim Benzema ka nisur agjërimin e Ramazanit, duke u shprehur se agjërimi nuk ndikon aspak në performancën e tij.

Futbollisti francez e shpjegoi këtë në një intervistë për “Esquire”, një revistë amerikane për meshkuj.

“Nuk ka asnjë efekt në lojërat e mia. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe agjërimi është i detyrueshëm në besimin tim. Është shumë i rëndësishëm për mua dhe ndihem mirë kur agjëroj”, ka shpjeguar ylli i Real Madridit.

Në moshën 34-vjeçare, Benzema po luan një sezon të shkëlqyer me 34 gola dhe 13 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Edhe pse në vitet e fundit të lojës, është e qartë se ai ka ende disa sezone të mira përpara.

“Futbolli është pasioni im. Kështu për sa kohë që unë e dua futbollin dhe ai mbetet pasioni im, ai do të më motivojë. Ditën kur nuk do ta ndiej më futbollin, do të ndaloj së luajturi”, përfundoi Benzema.


Go to TOP