Benzema e mbyll me gol karrierën me ‘Mbretërit’

Real Madridi ka barazuar me Athletic Bilbaon, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së fundit në La Liga.

Kjo ndeshje ishte shumë speciale për Karim Benzeman, pasi ishte e fundit në fanellën e Real Madridit.

Benzema shënoi gol në ndeshjen e fundit, duke e përmbyllur karrierën e tij impozante në mënyrë më të mirë.

Kështu Reali e mbyll sezonin në vendin e dytë me 78 pikë, pas 38 ndeshjeve.

Go to TOP