Bekim Brestovci, drejtor i Inspektoriatit në Prishtinë – kritika të ashpra ndaj Uran Ismailit për çështjen e mbeturinave
Bekim Brestovci, aktualisht drejtor i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës dhe ish-drejtor i Shërbimeve Publike, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Uran Ismailit për problemet me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, shkruan Kosova.info.
Sipas Brestovcit, është “e gërditshme” të dëgjosh Uran Ismailin duke folur për këtë temë, pasi – siç thotë ai – situata ishte shumë më e mirë kur Drejtoria e Shërbimeve Publike drejtohej nga PDK.
Ai shton se Ismaili, dy vite pas daljes nga koalicioni, e ka fokusuar gjithë aktivitetin e tij në “destruktivitet e sabotazh të organizuar” përmes drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Pastrimi”, Petrit Reqica, me qëllim të pengimit të projektit për një Prishtinë të pastër.
“Qytetarët e Prishtinës kanë sy e kanë vesh – dhe destruktiviteti e sabotazhi, vetëm për t’ia hedhë fajin dikujt tjetër, nuk kalon”, ka theksuar Brestovci./Kosova.info/
