Muric në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Portieri i Sassuolo dhe i Kosovës, Arijanet Muric, është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Serie A, sipas faqes së specializuar për statistika, “SofaScore”.

Muric ka shkëlqyer në fitoren 1:0 që Sassuolo e ka regjistruar ndaj Hellas Verona të premten e kaluar. Ai është dalluar me nëntë pritje vendimtare dhe me plot dyzet e shtatë prekje të topit me këmbë, duke treguar siguri të lartë si në ajër ashtu edhe në ndërtimin e lojës nga prapa.

Njëzet e gjashtë vjeçari kosovar ka zhvilluar pesë paraqitje këtë edicion në kampionatin italian dhe është bërë një pikë kyçe në formacionin e trajnerit Fabio Grosso. Vetë trajneri italian ka lavdëruar portierin për paraqitjet e tij të fundit, duke e vlerësuar si “një lider të qetë dhe të besueshëm në prapavijë”.

Edhe trajneri i Inter, Cristian Chivu, javë më parë e ka komplimentuar Muric pas ndeshjes mes dy skuadrave, duke theksuar se “po të mos ishte një portier si ai, rezultati do të ishte shumë më i thellë në favor të Inter”.

Muric është i huazuar te Sassuolo nga Ipswich Town deri në fund të këtij sezoni.

FORMACIONI:

No description available.

Go to TOP