Bekaj largohet nga Hatayspor

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, nuk do të jetë më te klubi turk, Hatayspor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bekaj përmes një postimi në Facebook.

“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluar së bashku! Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë të mrekullueshëm të skuadrës”, ka shkruar Bekaj.

Ai ka falënderuar tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës dhe i ka uruar klubit gjithë të mirat në të ardhmen.

Bekaj në disa raste është ftuar te Kosova, por rrallëherë e ka pasur rastin, pasi porta e Kosovës ruhet nga portieri Arijinet Muric e kur mungon ai nga Amir Shaipi.


Go to TOP