Ancelotti paralajmëron: Vetëm lojtarët në 100% do të shkojnë në Botëror

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka bërë të qartë se në Botërorin e vitit 2026 do të grumbullohen vetëm lojtarët që janë në formë të plotë.

Në një intervistë për emisionin “Esporte Record” të “TV Record”, Ancelotti ka thënë se për të qenë pjesë e kombëtares braziliane, lojtarët duhet të jenë në maksimum të formës së tyre. “Brazili ka shumë lojtarë të mirë dhe prandaj më duhet të zgjedh vetëm ata që janë në maksimum”, është shprehur ai.

Trajneri italian ka shtuar se nëse yjet Neymar apo Vinicius nuk janë në 100% të formës, ai nuk do t’i grumbullojë për turneun. “Ju them sot, me mua do të udhëtojnë vetëm ata që janë në 100% të formës”, është shprehur Ancelotti.


Go to TOP