Begaj, Clintonit: Shqipëria iu është pëjetë mirënjohëse për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, po e zhvillon vizitën e tij të parë në Shqipëri.

E mirëseardhje i dëshiroj presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Begaj i tha Clinton se “Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën”.

“Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”, tha Begaj.

Ish-presidenti i ShBA-ve Bill Clinton ka mbërritur më herët në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Clinton me një ceremoni shtetërore do të nderohet me çmimin “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Go to TOP