Bedri Hamza përballë momentit vendimtar: Vepro tani, para se PDK të fundoset
Shkruan: Astrit Gashi
Bedri Hamza, mos u nënshtruo thirr urgjent Këshillin Drejtues të PDK-së për të vendosur për çështjen Limaj! Mos degjo ata që të rrahin shpinën e të bejnë gropën!
Sot, kur 80% e elektoratit të PDK-së kërkon rikthimin e Fatmir Limajt në listë Bedri Hamza hesht, sepse po duket i kapur nga një grup i vogël në Prishtinë jo për arsye politike, por personale. Memli, Urani, Vlora, Abelardi dhe disa mercenarë që nuk i voton as lagja e tyre duan të shkatërrojnë PDK-në dhe të fundosin edhe vetë Bedri Hamzën
Refrenet “po thonë ata në Hagë” ose “po thonë ambasadat” nuk funksionojnë më. Ambasadat kanë vëzhguar për nëntë muaj. Heshtja e tyre është mesazh i qartë së udhëheqja vjen nga populli por disa nuk duan të kuptojnë! E per ata ne Hage po shihet qarte interesimi i tyre. Asnjeri ska protestu qoftë për 24 orë!
Bedri Hamza, ke dy rrugë nënshtrimin ose veprimin. Drenasin e ke pasqyrë që votuesi mund të ndeshkoj dhe partinë! Secila rrugë tjeter të qonë në vendin e trete!
