Bedri Hamza ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja duke e cilësuar humbjen si të madhe për familjen, Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.
Në mesazhin e tij ngushëllues drejtuar familjes Qosja, Hamza theksoi se Rexhep Qosja ishte një akademik i shquar dhe një figurë e rëndësishme e mendimit shkencor e kulturor shqiptar, i cili la pas një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.
Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Qosjes si mendimtar i angazhuar në çështjet politike duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe në përpjekjet për liri e barazi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Në këto momente të rënda për ju, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta,” thuhet në mesazhin e Hamzës.
Hamza theksoi se kujtimi dhe vepra e akademikut Rexhep Qosja do të mbeten të përhershme. /Kosova.info/
