Beatrix Ramosaj ironizon me talljet që iu bënë për frazën e saj ku pyeti se si i thonë fjalë “bukur” në shqip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë prezentë mbrëmjen e së martës në studion e spektaklit Big Brother VIP.

Ajo i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj elegante, ku është shfaqur e veshur me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa edhe makijazhi i saj rrezatonte shkëlqim.

Teksa foli pak mbi gjendjen e saj emocionale dhe të rejat e saj pas daljes nga Big Brother VIP, Ramosaj tregoi se është më e lumtur se asnjëherë, teksa këtë e tregonte fare mirë edhe buzëqeshja e saj.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Me të dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja e hitit “Faj” duket se ka parë nga jashtë tallje dhe shakatë që janë bërë me disa nga frazat që ajo ka thënë gjatë kohës sa ishte brenda.

Një nga frazat më të shpërndara të saj në rrjetet sociale ka qenë momenti kur ajo kishte pyetur se “si i thonë fjalës ‘bukur’ në shqip”.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Sigurisht kjo pyetje kishte ardhur ngase Beatrix ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe ka pasur probleme në të shprehur në gjuhën amtare.

Si për të ironizuar me këtë tallje që iu bë, ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj glamuroze e të martës, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Mbrëmë ka qenë një natë ehmm…si i thonë ‘bukur’ në shqip?”.

Mesa duket, këngëtarja me prejardhje nga Podujeva e ka marrë me sportivitet këto shaka që janë bërë në llogari të saj nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Go to TOP