BDI-ja kundër ndërtimit të objekteve të reja në Kalanë e Shkupit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj projektit të paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, duke e cilësuar si një kërcënim për autenticitetin historik dhe arkitekturor të saj.

Sipas BDI-së, ndërtimet e planifikuara nuk pasqyrojnë realitetin historik dhe mund të tjetërsojnë vlerat kulturore të këtij monumenti me rëndësi shumëetnike.

BDI-ja i bën thirrje Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve përkatëse që të ndalojnë çdo ndërhyrje që mund të dëmtojë identitetin e Kalasë, dhe kërkon përfshirjen e ekspertëve të trashëgimisë kulturore për zgjidhje profesionale dhe transparente.

BDI-ja thekson se kalaja nuk duhet të bëhet arenë për përfitime politike apo simbolike, por të ruhet dhe restaurohet në përputhje me standardet ndërkombëtare, si pjesë e përbashkët e trashëgimisë historike të qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP