Basha: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit. 

Në një shënim të tij kryetari Basha ka vlerësuar se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar ai, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane. 

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Basha. /Kosova.info/


Go to TOP