Barcelona konfirmon shkëputjen e kontratës me Xavin

Barcelona ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për ndërprerjen e kontratës me trajnerin Xavi Hernandez.

Xavi Herandez nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Faqja zyrtare e Barcelonë, e ka konfirmuar me anë të një njoftimi ndarjen me Xavin dhe stafin e tij.

“Klubi dëshiron të falënderojë publikisht Xavi dhe pjesën tjetër të stafit të tij stërvitor për angazhimin, përkushtimin dhe bujarinë e tyre dhe për ndihmën e tyre në arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e kontratës. Gjithashtu i urojmë suksese në të ardhmen si në planin personal ashtu edhe në atë profesional”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Go to TOP