Barcelona ende mund t’i detyrohet Bayernit të holla për Lewandowskin

Barcelona ende mund t’i paguajë Bayern Munichut edhe një shumë tjetër të majme parash për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak iu bashkua gjigantit katalunas nga Bavarezët në verën e këtij viti për një shumë të raportuar mbi 55 milionë euro.

Por, sipas asaj që raporton Bild, Barcelona ende mund t’i detyrohet kampionit të Bundesligës, shkaku i një klauzole të përfshirë në kontratën e lojtarit.

Nëse Lewandowski ia del të shënojë 25 gola në këtë sezon, atëherë Bayerni do të përfitojë 1.25 milion euro nga Blaugranasit.

Kjo do të ishte një shumë jo pak e vogël për një klub që është në krizë dhe tashmë ka shitur disa nga asetet më me vlerë.

Vlen të ceket se ishte Bayerni që ia dha goditjen e ashpër po në këtë javë Barcelonës, pasi e eliminoi nga Liga e Kampionëve, duke e mposhtur 3-0 në “Camp Nou”.

Go to TOP