Barcelona blindon Xavin me kontratë të re deri në vitin 2025
Xavi Hernandez ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2025 dhe me opsion vazhdimi edhe për një vit tjeter me skuadrën e Barcelonës.
Xavi është trajner i Barcelonës që nga viti 2021 i cili erdhi nga skuadra e Katarit, AL-Sadd.
Spanjolli me Barcelonën ka fituar dy trofe, La Ligën dhe Supërkupën e Spanjës.
