Banorët në BBVK të shqetësuar nga qimet që kanë parë nëpër shtretërit në dhomën e gjumit, mendojnë se u kanë bërë magji

Kanë kaluar disa ditë që prej fillimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Tashmë janë bërë një javë që nga nisja e këtij formati dhe përgjatë kësaj kohe kemi parë ngjarje e histori të ndryshme ndërmjet banorëve.

Së fundmi ka pasur një diskutim ndërmjet banorëve rreth qimeve nëpër shtretërit e tyre të gjumit pasi kanë parë sasi të mëdha të qimeve.

Në një bisedë ndërmjet Stresit, Ana Kabashit, Shota Baraliut dhe Artan Thaçit – konkurrentët mendojnë se u kanë bërë magji.

Ata në një anë u shprehën të shqetësuar duke qenë se nuk ishin qime të zakonshme apo të banoreve.

Përveç kësaj, në Big Brother VIP tashmë kanë nisur zënkat ndërmjet njëri-tjetrit e po edhe pëlqimet mes disa personave brenda.

Shtëpia më e famshme në Kosovë nisi më 5 dhjetor nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

Tanimë 15 konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. 

Go to TOP