Banorët e Cërmjanit kërkojnë rrethrrotullim në magjistralen Gjakovë-Dollc

Banorët e fshatit Cërmjan të Gjakovës po kërkojnë një rrethrrotullim në mënyrë që të ngadalësohet ngasja e shpejtë në magjistralen Gjakovë-Dollc e që të mos rrezikohet jeta e fëmijëve.

Punimet po vazhdojnë në këtë rrugë, ndërkohë që zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u ka premtuar banorëve se do të përkujdeset që kërkesa e tyre të zbatohet.

Pavarësisht kërkesave të banorëve të fshatit Cërmjan për një rrethrrotullim apo mbikalim në lagjet Gjekaj e Shala, projekti i rrugës magjistrale Gjakovë-Dollc po vazhdon.

Vendosja e barrierave në të dyja anët e rrugës e ka shtuar edhe më shumë rrezikun, sidomos për fëmijët, thonë banorët.

Për të parë nga afër gjendjen në terren, erdhi edhe zv/ministri për Infrastrukturë Hysen Durmishi. Ai premtoi zgjidhjen e këtij problemi.

Projekti për zgjerimin e rrugës Gjakovë-Dollc, i nisur më 2019, buxhetit të Ministrisë për Infrastrukturë do t’i kushtojë rreth 57 milionë euro.

Go to TOP