Një çift gjerman e humb rrugën në Gjeravicë

Një çift gjerman e ka humbur rrugën në Malet e Gjeravicës.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Vokrri.

“Sipas informacioneve të para dy turistë gjermanë e ka humbur rrugën derisa ishin duke e vizituar Malin e Gjeravicës. Disa alpinistë kanë shkuar për t’i tërhequr nga aty”, tha Gashi.

Lidhur me aksionin për Klankosova.tv detaje kanë dhënë edhe nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“Është një çift gjerman, burrë e grua të cilët kanë mbetur në një pjesë e cila është e mbuluar me borë. Ata e kanë parë që është me rrezik të zbresin, edhe e kanë kontaktuar Agjencinë e Emergjencave të Shqipërisë, sepse sigurisht nga valët e kanë kapur andej. Ata na kanë njoftuar neve dhe na i kanë dhënë koordinatat. Jemi rrugës duke shkuar për t’i tërhequr nga aty. Nuk ka ndonjë rrezik, turistët nuk janë të lënduar”, thanë nga ShKShMK-ja

Go to TOP