Banesa në Korçë – strehë e drogës, arrestohet pronari, sekuestrohen 22 kg kanabis, një celular, dhe një automjet

Është arrestuar një 48-vjeçar në Korçë, pasi në banesën e tij iu gjetën 22 kilogramë lëndë që dyshohet se është kanabis sativa.

Dyshimet janë se drogën e kishte për ta shitur, ndërsa ajo, një automjet dhe një celular u sekuestruan, në cilësinë e provave materiale.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Go to TOP