Ballkani dëshiron vetëm tri pikë ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Ulpiana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Therandasit janë nikoqir të lipjanasve në takimin që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ilir Dajës e ka nisur mirë sezonin pranveror me dy fitore radhazi dhe synon të tretën për të mbajtur pozitën e liderit në kampionat.

Në anën tjetër, mysafirët e Edlir Tetovës kanë një humbje dhe një barazim nga dy ndeshjet e para, por synojnë të bëjnë befasi në këtë udhëtim të vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BallkaniFrashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi; Kuc, Gashi; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;

UlpianaAjeti; Rapuca, Shkalla, Emini, Avdulli; Mustafa, Shala; Junior, Qerimi, Selimi; Marcelei

Go to TOP