Ballazhi nga SHBA: A jeni gati 300 mijë njerëz për të pritur Presidentin historik Hashim Thaçi?

Aktivisti shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Flamur Ballazhi, ka shpërndarë një mesazh të fortë emocional dhe simbolik përmes rrjeteve sociale duke ngritur një pyetje që ka zgjuar reagime në opinion: “A jeni gati 300 mijë njerëz për të pritur Presidentin historik të shqiptarëve, Hashim Thaçin?”

Kjo thirrje vjen në një kohë kur pritet vendimi përfundimtar nga Gjykata Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ta edhe ish-presidentin Thaçi. Ballazhi, i njohur për përkrahjen e tij të palëkundur për liderët e luftës, e ka shoqëruar këtë mesazh me një përshëndetje nga Amerika.

Ai ka theksuar një moment domethënës: “Përshëndetje prej Amerike, nga njeriu i dytë i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell,” duke kujtuar rolin e ish-emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi dhe mbështetjen që ai ka dhënë për Thaçin në të kaluarën.

Deklarata e Ballazhit vjen si një thirrje për mobilizim dhe gatishmëri kombëtare, në pritje të një prej figurave më të diskutueshme dhe njëkohësisht më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Mesazhi ka gjetur jehonë të madhe, veçanërisht në diasporën shqiptare në SHBA dhe në rrjetet sociale. /Kosova.info/


Go to TOP