Baleti Kombëtar për herë të parë në Lindje, merr ftesë nga Korea e Jugut

Baleti Kombëtar i Kosovës ka marrë ftesë për pjesëmarrje nga Festivali Botëror i Vallëzimit të Cheanon në Kore të Jugut.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e tyre në Lindjen e Largët, teksa do të paraqiten me njërën nga shfaqjet e repertorit të shtatorit.

“Ftesa për pjesëmarrje në këtë festival presitgjioz, dëshmon edhe një herë punën dhe përkushtimin e BKK për të promovuar vlerat kulturore të vendit tonë, gjithandej nëpër botë”, thuhet në njoftimin e BKK-së.

Festivali Botëror i Vallëzimit të Cheanon mbahet nga viti 2003. Vitin e kaluar ka bërë bashkë 15 shtete. /Kosova.info/

Go to TOP