Shkëlqeu në fitoren e Rapidit, Rrahmani kërkon titullin në Rumani

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në fanellën e Rapidit të Bukureshtit këtë sezon të garave.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, mbrëmë shënoi dygolësh në fitoren e Rapid me rezultat 4:1 ndaj UTA Arad.

Sulmuesi i “Dardanëve”, i cili tani ka 11 gola këtë sezon të garave në Rumani, pas ndeshjes është shprehur i lumtur me golat e shënuara dhe fitoren e Rapidit.

Rrahamni shpreson se do të fitojë titullin e kamponit me Rapidit në Rumani, derisa objektiv i tij është të prek 20 gola këtë kampionat.

“Dua ta fitojmë titullin. Do të shohim nëse do të mundë t’i shënoj 20 gola apo jo. Pas rezultatit 2:0 ne u relaksuam. Më pas ata bënë gabime dhe ne shënuam. Është e rëndësishme të luftojmë deri në fund. Pas rezultatit 3:1, kundërshtari u dorëzua. Tifozët na ndihmuan shumë, ishin lojtari ynë i 12-të. Unë luajta për ta”, ka thënë Rrahmani, raporton mediumi rumun “Digi Sport”.

Kujtojmë se Rrahmani bashkë dyshen kosovare Ermal Krasniqin dhe Florent Hasanin janë pjesë e klubit të madh rumun, Rapid. 

Go to TOP