Baleti Kombëtar i Kosovës me “Carmina Burana” në Itali

Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojë në dy qytete të Italisë me kantatën skenike “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloro-s.

Më 29 nëntor 2025, trupa do të ngjitet në skenë në Venecia, me ftesë të festivalit prestigjioz “VeneziainDanza”, ndërsa më 1 dhjetor do të prezantohet në Potenza, Itali.

E realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Operën e Kosovës, kjo vepër përfaqëson një nga projektet më ambicioze të Baletit Kombëtar, duke bashkuar fuqinë e muzikës korale me ekspresivitetin e vallëzimit modern.

Premiera e “Carmina Burana” u dha në qershor të këtij viti në Prishtinë.


Go to TOP