Bajrami: Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Kushtetuesja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj e ka theksuar nga dita e parë se votimi për kryekuvendar duhet të bëhet me votim të hapur, ashtu siç edhe sot e precizoi Gjykata Kushtetuese.

“Prej ditës së parë e kemi thënë këtë që e vërtetoi Gjykata Kushtetuese sot: Albin Kurti e ka detyru Avni Deharin me shkelë Kushtetutën,  i njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë – Albin Kurti më nuk mund ta bllokojë Kosovën për emrin e Albulena Haxhiut sepse shteti i është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Votimi duhet të jetë i hapur – Kushtetuesja mbështetë transparencën, sepse ne jemi përfaqësuese të qytetarëve dhe ata kanë të drejtë të shohin se kush për kë voton”, ka shkruar ajo në facebook.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”. /Kosova.info/


Go to TOP