Bajrami: LDK do të bëj kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka njoftuar se LDK do të bëj kallëzim penal për deputetë lidhur me ushtrimin e mandatit.

Ajo tha se që nga data 27 mars deri më sot, qytetarë të thjeshtë kanë marrë vendime në ndëetesat e Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht do të bëjnë kallëzim penal pastaj do të shohin hapat e tjerë për në kushtetuese.

“Më lejoni që të bëj një sqarim sa i përket raportit të komisionit të përkohëshm të verifikimit të mandateve, u transmetuar se kinse kemi qëndruar ndryshim, por nuk kemi ndryshuar, janë krijuar rrethana të reja. Unanimisht në komision është votuar raporti, ne e kemi thënë se nëse raporti votohet, LDK-ja do të votoj. Kjo nënkupton që komisioni për verifikim të mandatave i ka njohur si faktike dorëheqjet. Të gjithë këta që sot e kanë bërë betimin kanë bërë shkelje duke ushtruar funksionin e kryeministrit, respektivisht ministrave”.

“LDK do të bëj kallëzimn penal lidhur me ushtrimin e mandatit që e kanë bërë nga data 27 mars deri më sot, do të thotë kjo është ne nuk kemi ndryshuar qëndrim”, tha Bajrami.


Go to TOP