Azemi paralajmëron Kurtin për protesta të mëdha prej javës tjetër

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar protesta të mëdha nëse deri në javën tjetër Qeveria nuk reflekton në përmbushjen e premtimeve.

Azemi ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të bazuara dhe se i kupton kërkesat e sindikatave tjera.

“Për dy javë i kishim bllokuar spitalet në qeverinë Hoti. Këtë e di cdo qeveri. Ai Syla është i mençur kur thotë se mund të cojë të gjithë sektorin e mjekësisë në protesta”, thotë ai.

“Unë them se prej javës tjetër do të fillojmë me protesta të mëdha. Kjo javë shkoi dhe nuk duam të bëjmë protesta vetëm për të shkaktuar kaos. Këta që thonë se ne kemi lidhje edhe me Serbinë të marrin përgjegjësi për fjalët e tyre. Kushtet e punëtorëve në të gjitha sektorët janë në gjendje të mjerueshme. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa Kurti ka premtuar. Ishin premtimet e tij dhe ai duhet t’i dalë zot fjalëve”, shtoi ai. 

Go to TOP