Trajneri i Southamptonit shpreson që Broja të shënojë më shumë gola

Armando Broja është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur në 11 takime në Ligën Premier, ku ka shënuar tre gola, teksa ka edhe dy gola të tjerë në Kupën e Anglisë.

Broja është bashkuar me Southamptonin si huazim nga Chelsea dhe po tregon cilësitë që ka.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka folur për ecurinë e shqiptarit këtë vit, teksa pret që Broja të shënoj edhe më shumë gola.

“Mendoj se Broja po kalon nëpër një formë fantastike dhe në tri ndeshjet kampionale që ishte titullar, ai ka shënuar tre gola”.

“Mendoj se është një përqindje e mirë dhe shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të shënoj edhe më shumë gola”, ka thënë austriaku Hasenhuttl.

Me tre golat e Brojës, Southampton ka marrë pesë pikë në Ligën Premier. 20-vjeçari ka shënuar gol në fitoren 1-0 ndaj Leedsit, në barazimin 2-2 ndaj Burnleyt dhe së fundmi në barazimin 1-1 ndaj Brightonit. 

Go to TOP