Azemi: Ndërrimi i njehsorëve rrezikon fshehjen e skandalit me energjinë
Sekretari Organizativ i i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth skandalit të njehsorëve elektrikë duke paralajmëruar për rrezikun e fshehjes së provave.
Sipas Azemit, edhe pse hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur, veprimet e KEDS dhe të Ministria e Ekonomisë për ndërrimin e njehsorëve të vjetër mund të komprometojnë procesin hetimor.
Ai theksoi se në vend që të ruhen provat për ekzaminim të pavarur, këto institucione po ndërhyjnë në mënyrë që, sipas tij, rrezikon të fshihen manipulimet e mundshme.
“Fshehja e provave është vepër penale. Njehsorët duhet të hetohen në laboratorë të pavarur, jo nga ata që dyshohen për hajninë”, ka deklaruar Azemi.
Azemi kërkoi transparencë të plotë dhe hetim të pavarur për këtë çështje duke shtuar se çdo ndërhyrje që cenon integritetin e provave duhet të ndalet menjëherë. /Kosova.info/
