Azemi i LDK-së reagon për ‘grurin’: “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”

Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas publikimit të përgjimit për aferën e grurit.

“Edhe një ditë e re, edhe një skandal i ri i këtij pushteti.” – shkroi z. Azemi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka propozuar që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga znj. Rozeta Hajdari të quhet “Ministri e Aferave”.

“Është kjo qeveri që është përpjekur të paraqitet si qeveri me duar të pastra, por u përlye aq shumë e aq shpejt sa që një hajni po ua mbulon tjetrën.” – u shpreh znj. Hajdari.

Ai rikujtoi edhe brohorimën e VV-së gjatë kohës në opozitë: “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”

Postimi i plotë:

Edhe një ditë e re, edhe një skandal i ri i këtij pushteti. Prapë me mallrat e rezervave shtetërore, veçse tash jo me vajin, por me grurin. Edhe një skandal në Ministrinë e Tregtisë, në krye me Rozeta Hajdarin, që lirisht le ta quajnë Ministri të Aferave, në krye me Ministren e Skandaleve.

Është kjo qeveri që është përpjekur të paraqitet si qeveri me duar të pastra, por u përlye aq shumë e aq shpejt sa që një hajni po ua mbulon tjetrën. Kryeministër është Albin Kurti, ai që dikur thurte fjalime populiste e demagogjike kundër keqpërdorimeve e hajnisë, e sot jo që nuk i shkarkon keqbërësit, por bëhet mburojē e tyre. Dhe mu për këtë, Rozeta Hajdari, e paaftë dhe skandaloze e që ka bërë lëmsh një dikaster qeveritar, vazhdon të jetë ministre.

Kujtojeni çfarë keni thënë dikur sepse sot vlen më shumë se kurrë: Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!

Go to TOP