Avokatja Camille Vasquez flet e lumtur pas fitores së Johnny Depp

Pas dëgjimit të gjashtë javëve të dëshmisë dhe diskutimit për 13 orë, juria e Virginias zbuloi se Amber Heard humbi gjyqin ndaj Johnny Depp.

Juria i dha Depp 10 milionë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë si dëme ndëshkuese. Sa i përket kundër-padisë së Heard, juria i dha aktores 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Menjëherë pas leximit të vendimit, avokatët e Depp dhanë mendimet e tyre jashtë sallës së gjyqit.

Foto: Tasos Katopodis/Getty Images

“Vendimi i sotëm konfirmon atë që kemi thënë që në fillim, se pretendimet kundër Johnny Depp janë shpifëse dhe të pambështetura nga asnjë provë”, tha Camille Vasquez. “Ne i jemi mirënjohës, aq mirënjohës jurisë për shqyrtimin e tyre të kujdesshëm, gjyqtarit dhe stafit të gjykatës që i kanë kushtuar një sasi të madhe kohe dhe burimesh këtij rasti”.

Edhe avokati tjetër i Depp, Benjamin Chew, reagoi ndaj lajmit dhe shprehu mirënjohjen që çështja e yllit të “Pirates of the Caribbean” është dëgjuar.

“Sistemi ynë gjyqësor bazohet në të drejtën e çdo personi për të dëgjuar çështjen e tij ose të saj dhe ne ishim të nderuar, me të vërtetë të nderuar, për të ndihmuar Depp për të siguruar që çështja e tij të shqyrtohej në mënyrë të drejtë gjatë gjithë gjyqit”, tha Chew. “Ne jemi gjithashtu shumë të kënaqur që gjyqi ka bërë jehonë për kaq shumë njerëz në publik që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Tani që juria ka arritur verdiktin e saj përfundimtar, është koha për të parë nga e ardhmja”.

Foto: Michael Reynolds; Steve Helber/AP/Shutterstock

Ndërkohë që Depp dhe ekipi i tij ligjor mund të jenë të kënaqur me vendimin, Heard shprehu zhgënjimin për vendimin e jurisë në deklaratën e saj.

Depp ngriti një padi prej 50 milionë dollarësh kundër Heard në mars 2019 pasi ajo shkroi një ese për Washington Post një vit më parë, duke e përshkruar veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Go to TOP