Avokati Shefqeti: Gjykata e Pejës dha përgjigje joprofesionale – masa ka dy kushte, jo tri

Dervish Gjocaj, në një rrëfim për KIKS Kosovën pretendon se u mashtrua nga dhëndri i tij, Fahredin Rexhaj bashkë me të motrën e tij.

Sipas Gjocajt, tokën e tij e cila arrin vlerën deri në 500 mijë euro, dhëndri ia përvetësoi për vetëm 16 mijë.

Këtë mashtrim që ai pretendoi se iu bë, Dervishi e adresoi tek gjykatat.

E me sugjerimin e kësaj të fundit, Dervishi pagoi 15 mijë euro si garanci për masën e sigurisë së parcelës mirëpo një masë e tillë u refuzua nga i njëjti gjyqtar i cili sugjeroi atë.

Në një përgjigje për KIKS Kosovën, Gjykata Themelore në Pejë tha se ajo masë u anulua për shkak se Dervishi nuk plotësoi kushtet.

Një vendim te tillë po e kundërshton kategorisht avokati i kësaj cështje, Florim Shefqeti.

Në një lidhje direkte për KIKS Kosovën ai tha se me një përgjigje të tillë, sipas tij, kuptojmë që atë përgjigje e ka formuluar një person i paditur.

Tutje Shefqeti shtoi se masa duhet të plotësojë dy kushte dhe jo tri sic ishte përgjigjur gjykata.

Madje Shefqeti për KIKS-in shtoi se refuzimi i kësaj mase pas sugjerimit të pagimit të saj është shqetësuese e duhet edhe të hetohet.

Go to TOP