Avdyli: Tashmë janë dy blloqe të mëdha politike në Kosovë – qytetarët do ta kenë më të lehtë zgjedhjen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të qarta për qytetarët e Kosovës, pasi tashmë janë krijuar dy blloqe të mëdha politike.

“Sot e keni shumë më lehtë për të zgjedhur,” shkroi Avdyli duke theksuar se në njërën anë qëndron koalicioni VV – Guxo – pakicat jo serbe, që mori 56 vota, ndërsa në anën tjetër qëndron koalicioni PDK – LDK – AAK – Lista Serbe, që mori 52 vota.

Sipas tij, me bllokun e parë janë qytetarët e Kosovës, ndërsa për koalicionin e dytë, Avdyli u bëri thirrje ndjekësve që në komente të tregojnë se “kush mund të rreshtohet me ta.” /Kosova.info/


Go to TOP