Avdyli: PDK s’e ka luksin me na caktu emrin për Kryeparlamentar – opozita po del adhuruese e fshehtë e Kurtit
Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se kryetar i parlamentit bëhet një figurë politike me përkrahje të madhe. Avdyli ka thënë se ata po propozojnë njerëz që kanë legjitimitet qytetar.
“Ne nuk mundemi të biem pre e kërkesave të PDK-së. Ata nuk e kanë mundësinë që të na caktojnë emrin…As nuk e kemi në plan të kërkojmë përkrahje për Qeverinë. Ta formojmë Kuvendin, e pastaj ai që i ka numrat ta formojë Qeverinë. Kjo opozitë është adhuruese sekrete e Albin Kurtit”, ka thënë ai.
