Avdyli i përgjigjet GUXO-s: Jo tri probleme më pak, por mbi 100 mijë vota më pak

Deputeti Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në subjektin politik GUXO duke ironizuar humbjen e mbështetjes elektorale pas largimit të disa figurave të njohura nga partia.

“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak”, ka shkruar Avdyli duke iu referuar largimeve dhe përçarjeve të fundit politike.

Ai ka rikujtuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit duke theksuar votat e kandidatëve që sot nuk janë më pjesë e GUXO-s.

“Sipas rezultateve të 28 dhjetorit, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Avdyli ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Shihemi më 7 qershor…”. /Kosova.info/


Go to TOP