Autostrada Thumanë- Kashar, instalohen radarë të sofistikuar shpejtësie

Aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar do të jetë nën vëzhgimin e radarëve të sofistikuar të shpejtësisë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia Rrugore, e cila bën të ditur se instalimi i radarëve të shpejtësisë do të ketë si qëllim përmirësimin e sigurisë në qarkullimin e automjeteve.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.”, njofton policia.

Sipas saj, këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurt për të gjithë.

“Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurt rrugor.”, apelon policia.


Go to TOP