Asamblistja e AKR-së kalon zyrtarisht në LDK

Asamblistja e AKR-së, Fiknete Bejta, është rikthyer te partia e vjetër e saj, te Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo është bërë e ditur gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal.

Fiknete Bejta më 10 shkurt 2020 ka dhënë dorëheqja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo iu bashkua AAK-së së Ramush Haradinajt në nëntor të vitit 2018, pasi u largua nga LDK-ja.Përderisa, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Bejta fitoi mandatin nën petkun e Aleancës Kosova e Re (AKR).

Go to TOP