As Stefan Kovaçeviq nuk i merr votat për nënkryetar

Deputeti i tretë i hedhur në votim me short është Stefan Kovaçeviq, i cili sikurse bashkpartiakët e tij, nuk e mori asnjë votë.

Kundër tij votuan 54 deputetë, ndërsa 19 të tjerë abstenuan

Lista Serbe i ka 9 deputetë dhe as ata vetë nuk po votojnë për, pasi duan që kandidat i tyre të jetë Sllavko Simiq, i cili dështoi në tri tentime në seancën e kaluar.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se po ndjek aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës, një kandidat nuk mund të hidhet në votim më shumë se tri herë.


Go to TOP