Arta Selimi shkëlqen në Filmin e Frankofonisë me veshjen unike
Në kuadër të Filmit të Frankofonisë, që këtë vit u zhvillua me temën “Moda dhe Kultura”, aktorja e mirënjohur e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arta Selimi, u veçua me një paraqitje mbresëlënëse dhe një veshje unike.
Selimi u shfaq me veshje të veçantë të dizajnerit dhe artistit Shpetim Bunjaku, e frymëzuar nga filmi klasik francez “Peau d’âne” (Lëkura e gomarit). Kjo veshje solli në skenë një ndjesi përralle, elegance dhe magjie, duke ndërthurur elementet e modës bashkëkohore me estetikën e kinematografisë franceze.
Ajo që rrëmbeu vëmendjen e publikut ishte një performancë artistike befasuese, që bashkoi teatrin dhe modën për të reflektuar ndikimin e kinemasë franceze në artin bashkëkohor.
Zyrtarisht Javën e Frankofonisë në Prishtinë, e hapi premiera e filmit të Angelina Jolie, “Couture”.

