Art Ramadani, lojtari që synon të luajë në klubet e larta të futbollit

E pëlqen sportin, konkretisht futbollin tej mase dhe ka disa vjet që ka nisur intensivisht të merret me futboll.

Është fjala për njëzetenjë vjeçarin Art Ramadanin nga Përlepnica e Gjilanit, i cili tash një vit luan për ekipin e futbollit Kika nga Kamenica në ligën e parë të Kosovës.

Ai që nga fëmijëria është marr me futboll, ku dhe ka ushtruar në klubin S.C Gjilani nga grupmoshat deri në ekipin e parë ku pati disa paraqitje pastaj u transferua te K.F KIKA.

Ai te ky klub bart numrin 7 dhe luan pozicionin e sulmuesit të krahut dhe qendër sulmuesit, ku gjatësia, shpejtësia dhe gjindshmëria në fushë e karakterizojnë si lojtar të dalluar dhe është edhe ndër golashënuesit dhe asistuesit më të mirë.

Është pjesë aktive e futbollit që nga mosha 7 vjeçare dhe tashmë ka dëshmuar mjeshtri dhe talent të padiskutueshëm në mesin e lojtarëve.

Edhe trajnerët e tij kanë vlerësime të shkëlqyera për Artin, duke shpresuar se do të bëhet futbollistë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Ai thotë se futbollin e pëlqen jashtë mase dhe për atë arsye ka vendosur të merret me këtë sport, duke shpresuar se do të jetë ndër futbollistët më të mirë dhe më të vlefshëm

Arti shpreson të luaj në njërën nga kombëtaret e Kosovës apo të Shqipërisë.

Go to TOP