Arsenal fiton finalen e Champions League në kategorinë e vajzave
Arsenal ka shkruar histori në finalen e Champions League në kategorinë e vajzave (UWCL), duke mposhtur me rezultat minimal 1-0 skuadrën e Barcelonës në stadiumin “Estádio José Alvalade” të Lisbonës.
Goli i vetëm i takimit, i realizuar në minutën e shtatëdhjetë e katërt nga sulmuesja suedeze Stina Blackstenius, i ka ka siguruar ekipit anglez trofeun e dytë në histori.
Ndonëse Barça e ka nisur ndeshjen me epërsi të dukshme në posedim, Arsenal ka qëndruar përballë i disiplinuar dhe me mbrojtje të hekurt.
Frida Maanum ka qenë ndër lojtarët më të rrezikshme të londinezeve, duke krijuar një aksion që ka çuar në një autogol të anuluar nga Irene Paredes për shkak të pozicionit jashtë loje.
Maanum ka vazhduar të jetë kërcënim konstant, ndërsa portierja Cata Coll e ka shpëtuar Barcelonën me një pritje të jashtëzakonshme pas një goditje nga distanca.
Në pjesën e dytë, skuadra katalanase është përpjekur ta marrë kontrollin përmes Claudia Pina dhe Aitana Bonmatí, por Daphne van Domselaar ka qenë e pakalueshme në portën e Arsenal.
Momenti vendimtar ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e katërt, kur Beth Mead, e sapofutur në lojë, ka shërbyer për Blackstenius, e cila ka goditur saktë në kënd për ta tundur rrjetën dhe për t’i heshtur favoritët e mëdhenj të finales.
