Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjykate

Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë gjykate.

Operacioni është zhvilluar në Drenas, ku njësitet policore të përkrahura nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, kanë arrestuar personin.

“M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes””, thuhet në njoftim.

I dyshuari  pas procedurave përkatëse, është dërguar për të vuajtur dënimin në institucionin korrektues.


Go to TOP