Arrestohet një vrasës serik, i vrau dhe i varrosi mbi 40 gra

Një vrasës serik i dyshuar është arrestuar në Kenia pas zbulimit të disa trupave në një gurore ku e kishte bërë një varrezë masive në Nairobi, ku policia tha të hënën se ai kishte pranuar se kishte vrarë 42 gra, përfshirë gruan e tij.

Policia tha se Collins Jumaisi, një 33-vjeçar që jetonte pranë gurores në lagjen Mukuru në jug të kryeqytetit, u arrestua herët të hënën.

Ushtruesi i detyrës së kreut të policisë, Douglas Kanja Kirocho, tha se nëntë trupa ishin nxjerrë deri më tani nga gurorja.

“Kemi të bëjmë me një vrasës serik psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore”, tha Amin Mohamed, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale.

Jumaisi rrëfeu se ai joshi dhe vrau 42 gra dhe i hodhi mbetjet e tyre në gurore, tha Mohamed.

Vrasjet shtrihen nga viti 2022, duke filluar me gruan e Jumaisi, me më të fundit më 11 korrik, tha Mohamed në deklaratën televizive.

Go to TOP