Arrestohet një person në Mitrovicë, po bartte 21 emigrantë në veturë

Një person është arrestuar të shtunën rreth orës 1 e 20, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, pasi u kap me 21 emigrantë në veturën që po ngiste.

Njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit në automjet janë hasur njëzet e një (21) emigrantë, shtetas të huaj. Emigrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP