Padi ndaj Dritan Goxhajt për statusin e veteranit të UÇK-së

Avokati Gent Gjini paralajmëron padi civile ndaj Dritan Goxhaj në Prishtinë për deklaratat e Edi Rama mbi statusin e veteranit të UÇK-së.

Në një njoftim për Kosovapress,  avokati Gjini ka bërë të ditur se të premten në ora 13:15 në Pallati i Drejtësisë në Prishtinë do të dorëzohet padi civile ndaj Dritan Goxhajt. Sipas tij, padia lidhet me pretendimet dhe deklaratat publike për dyshimet rreth statusit të Goxhajt si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bëra nga kryeministri Rama.

Ai ka theksuar se përmes procesit gjyqësor synohet të verifikohen faktet për mungesën e kartelës së veteranit dhe mosregjistrimin e tij në listat zyrtare të UÇK-së, si dhe të sqarohet zona dhe roli i pretenduar i tij gjatë luftës.


Go to TOP