Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në veri të Mitrovicës.

I njëjti është arrestuar pasi që ka trafikuar dhe shfrytëzuar viktimën femër kosovare e mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndryshe një ditë më parë nga Policia e Kosovës është raportuar lidhur me trafikimin e viktimës ku ndër të tjerash është thënë se i dyshuari e kishte mbajtur atë në lokalin e tij duke e shfrytëzuar për trafikim.


Go to TOP