Arrestohet i dyshuari i cili në maj e theri me thikë një person në Gjilan

Policia ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin G.E., i cili më 6 maj të këtij viti kishte therur me thikë një person në Gjilan.

Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti fizik dhe i dyshuari më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili ishte vënë në kërkim policor.

“Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP